Një nga organet e fundit të lajmeve të pavarura në Rusi, TV Rain, ka ndërprerë transmetimin për një kohë të pacaktuar pasi u vu nën presion për mbulimin që po i bënte luftës në Ukrainë.
Kanali televiziv, i njohur edhe si Dozhd, përfundoi transmetimin e tij përfundimtar duke treguar ekipin e tij që po dilte nga studioja e lajmeve të enjten.
Rregullatori rus i telekomunikacionit e akuzoi televizionin për "nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, shkaktar të prishjes së qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajim të protestave".
Një nga prezantueset e mbyll programin duke thënë: “Ky ishte buletini i fundit i lajmeve në këtë sezon le të themi. Shpresojmë shumë që do të rifillojmë transmetimin. Si, ku dhe në cilat platforma, ne nuk e dimë ende se si do të jetë.'
Bashkëprezantuesi i saj më pas shton: 'Kështu që unë mendoj shokë se se duhet ta përfundojmë transmetimin tonë dhe këtë pauzë të vogël që televizioni po bën me frazën "Jo pasaran" - [Nuk do të kalojnë] duke nënkuptuar se Putin me ushtri nuk do të fitojnë!
Para se prezantuesja e parë më në fund thotë: 'Dhe jo luftës'. I gjithë stafi dhe anëtarët e ekipit që punojnë për televizionin më pas dalin së bashku, duke e lënë studion të shkretë.
Shikuesit që po ndiqnin programin përmes videos në internet, i panë duke u përshëndetur gazetarët.
"No pasaran" është një frazë franceze që do të thotë "ata nuk do të kalojnë" dhe është përdorur më së shumti nga gjenerali francez Robert Nivelle në Luftën e Parë Botërore.
Fraza u përdor gjithashtu nga antifashistët britanikë gjatë Betejës së Tetorit 1936 në Cable Street - ku protestuesit u përleshën me anëtarët e Unionit Britanik të Fashistëve.
Televizioni Dozhd u detyrua të mbyllë transmetimi nnë ditën e nëntë të një pushtimi gjithëpërfshirës të Ukrainës nga Rusia, e cila nuk tregon asnjë shenjë armëpushimi pasi bisedimet mes dy palëve u ndërprenë dje pa marrëveshje