Edhe në ditën e 10-të të luftës Ukrainë-Rusi, sulmet ruse vazhdojnë me gjithë dhunën e tyre.
Sirenat po bien edhe më shpesh dhe sulmet me raketa kryhen në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Nga ana tjetër, mësohet se autokolona 64 kilometra e ushtrisë ruse ka mbërritur në kufijtë e Kievit dhe kryeqyteti po përgatitet për të mbrojtur kryeqytetin.
Ndërsa kryeminstiri britanik Boris Johson në një intervistë për median franceze El Pais është shprehur se ngjashmëria mes presidentit rus Vladimir Putin dhe Slobodan Millosheviqit është shumë e madhe.
"Ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis sjelljes së Putinit dhe të Slobodan Millosheviqit në Serbi në vitet 1990. Të dy në pushtet për një kohë të gjatë, gjithnjë e më autokratike, me një kauzë nacionaliste për të çimentuar pozicionin e tyre. Ky është makthi të cilin e kemi parë por i takon Gjykatës të gjejë prova për municione të paligjshme, bomba thërrmuese, bomba termobarike” është shprehur kryeminsitri britanik