Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, foli këtë të shtunë me senatorët amerikanë në një takim virtual, ndërkohë që Kongresi po analizon kërkesat shtesë për të ndihmuar Ukrainën të luftojë kundër pushtimit brutal rus.
Takimi me amerikanët, vjen pasi NATO refuzoi kërkesën e Zelenskyyt për të mbyllur zonën e fluturimit mbi Ukrainë.
Presidenti Zelenskyy e kritikoi vendimin, por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se mbajtja e avionëve të aleancës mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, mund të ndezë një luftë të re botërore.
Sipas një burimi nga Senati, Zelenskyy kërkoi më shumë avionë, kur i’u refuzua vendosja e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë nga NATO.
Ai gjithashtu kërkoi që SHBA të ndërpresë shërbimin e kartave të kreditit Visa dhe Mastercard në Rusi.
Në takimin me senatorët, Zelenskyy përshkroi tmerret e luftës dhe se si rusët po vrasin dhe bombardojnë civilët.
Ai u tha senatorëve se kishte nevojë për më shumë ndihmë ushtarake ofensive për të zmbrapsur presidentin rus Vladimir Putin.
Zelenskyy u tha gjithashtu senatorëve amerikanë se duhet të vendosë embargo për naftën ruse. Ai tha gjithashtu se Lukaschenko i Bjelloruesië nuk i kontrollon trupat e tij, por ato i urdhëron Rusia./ FoxNews/