Esat Hamiti, kosovari nga Hajvalia, i cili prej disa dekadash jeton në Francë, gjatë këtyre ditëve ka pasur një mision të jashtëzakonshëm.
Esati dhe shoku i tij Brice Auert, kanë dalë vullnetarë në qytetin e tyre, Sarreguemines, që të udhëtojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, që të shpëtojnë Alinën, një vajzë 19 vjeçare ukrainase e cila ishte bllokuar atje.
Përmes disa materialeve që Esati i ka dërguar faqes “Hajvalia”, mund të shihni një pjesë të shkurtër të udhëtimit të tij në Kiev. Ata udhëtuan për 19 orë duke përshkruar 1500 kilometra rrugë vetëm për këtë mision.
Barrikada dhe patrolla ushtarake gjithandej – mund të shihen në këtë rrugëtim.
Fatmirësisht, misioni i Esatit dhe mikut të tij është realizuar me sukses dhe tani të gjithë janë në zonë të sigurtë. Për heroizimin e tyre ka shkruar edhe e përditshmja franceze, republican-llorrain.fr.