Një gjeneral britanik në pension tha se beson se NATO përfundimisht do të luftojë me Rusinë.
Gjenerali Sir Chris Deverell tha se NATO duhet të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, edhe pse ekspertët thonë se kjo do çonte drejt luftës.
Deverell, që ka drejtuar inteligjencën ushtarake britanike, ishte shprehur më parë se ishte kundër vendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
Por në një postim të fundit, gjenerali në pension tha se Putini është i vendosur deri në vdekje për ta përshkallëzuar situatën dhe se konflikti me NATO-n është i pashmangshëm.
“Kam qenë kundër vendosjes së një zone të ndalim-fluturimit nga NATO mbi Ukrainë, duke besuar se kjo do e përshkallëzonte konfliktin. Por Putini duket i prirur për përshkallëzim,” shkroi Deverall.
“Pra, pyetja që po bëhet është: NATO do e luftojë tani atë apo më vonë. Ai ka të ngjarë që të përgjigjet me kërcënime bërthamore. Por nuk ka asnjë arsye themelore pse këto janë më të dobishme për Putinin sesa për NATO-n. Logjika jonë duhet të jetë që kërcënimet e tij janë të pakuptimta. Çfarëdo që ai mund të na e bëjë ne, ne mund t’ia bëjmë atij”, tha gjenerali.
Ukraina ka kërkuar vazhdimisht nga NATO vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, por SHBA dhe vendet e tjera e kanë refuzuar duke theksuar se kjo do sillte një konflikt me përmasa globale.
Sipas tyre, kjo do nënkuptonte një luftë të tretë botërore