‘Elona Musk’/ Pse ‘Qeni i gjakut’ i Putinit sulmoi miliarderin e Tesla-s

E mërkurë, 16 Mars 2022 14:27

 

Nga Rene Garzke, BILD

Shefi i Tesla-s, Elon Musk e ka trazuar edhe njëherë internetin- duke sjellë edhe ngacmime nga diktatori çeçen, Ramzan Kadyrov, njeriu besnik i Putinit.

 

‘Qeni i gjakut’ i Kremlinit ka publikuar në kanalin e tij në Telegram një tiradë zemërimi kundër Musk. Shkaku: Bosi i Tesla-s e kishte sfiduar despotin rus, Vladimir Putin në një dyluftim për Ukrainën. Ai shkruante: “Unë jam absolutisht serioz”.

 

 

Islamiku Kadyrov u tall në Telegram: “Elon Musk, një këshillë: mos e mat forcën tënde me atë të Putinit. Jeni në liga krejtësisht të ndryshme”.

 

Putini do të duket shumë josportiv nëse ‘do mundet nga ju, një kundërshtar shumë më i dobët’, vazhdoi tiradën shefi i çeçenëve. “Prandaj duhet të fryni muskujt për t’u shndërruar nga Elona në një Elon brutal”.

Për këtë arsye, Kadyrov i rekomandon miliarderit një shumëllojshmëri kursesh stërvitore, për shembull me ushtrinë çeçene.

Si zakonisht, Musk reagoi thatë ndaj zemërimit të çeçenit, duke shkruar në Tëitter: “Faleminderit për ofertën, por një edukim kaq i shkëlqyer do të më jepte një avantazh shumë të madh”.

Shefi i Tesla-s vazhdoi: “Nëse Putini ka frikë nga beteja, unë do të përdor vetëm dorën time të majtë edhe pse nuk jam mëngjarash”.

Pas kësaj, ai e ndryshoi për pak emrin e tij në Tëitter në Elona Musk.

Sipërmarrësi është përfshirë në luftë menjëherë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Në përgjigje të një kërkese nga ministri dixhital i Ukrainës për t’i siguruar vendit një lidhje të qëndrueshme interneti, Musk vendosi lidhjen e dëshiruar brenda pak orësh duke përdorur satelitët e tij Starlink

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...