Ministri britanik: Putin është kriminel lufte dhe kërcënim për njerëzimin

Premte, 18 Mars 2022 18:17

 

Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se Vladimir Putin është 'kriminel lufte', duke përsëritur kështu fjalët e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Teksa përmendi raportimet për varre masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna, Sajid Javid theksoi se Putin është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo.

 

“Të mos gabojmë dhe të jemi të qartë, Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbahet përgjegjës.”-tha Javid.

 

 

Të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit, Liz Truss dhe James Cleverly, ngurruan të përdornin termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit.

 

Ndërsa nga ana tjetër Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës ‘kriminel lufte’ nga Joe Biden si “retorikë të pafalshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...