Të lidhur, të torturuar, të vrarë dhe të hedhur në rrugë: masakra e Bucha-s në Ukrainë ka tronditur botën.
Është një krim lufte, për të cilin presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky fajëson edhe qeveritë e mëparshme perëndimore.
Në një mesazh me video gjatë natës për mbarë botën, Zelensky i dërgoi një mesazh edhe ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.
Ai e ftoi atë dhe ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy të shohin me sytë e tyre se çfarë pasojash ka sjellë politika e tyre e dështuar ndaj Rusisë.
“E ftoj zonjën Merkel dhe zotin Sarkozy që të vizitojnë Bucha-n dhe të shohin se çfarë ka sjellë politika e tyre e lëshimeve ndaj Rusisë. Do të shihni ukrainasit e torturuar me sytë tuaj”.
Në vitin 2008, shtetet e NATO-s, përfshi edhe Gjermaninë e drejtuar nga Angela Merkel, i premtuan anëtarësimin Ukrainës, por u tërhoqën pas presionit rus