Një grup sekret, i mbështetur me miliona dollarë nga miliarderi liberal kontrovers, George Soros, po punon në prapaskenë me administratën e presidentit amerikan Joe Biden për të hartuar politikat e tij.
Kështu raporton rrjeti amerikan, Fox News.
Grupi i mbuluar, i quajtur “Qeverisja për Ndikim” (GFI), krenohet në memot e tyre të brendshme se kanë implementuar më shumë 20 pika të axhendës së tyre, e cila ka për qëllim që të zhbëjë derregullimet e epokës së Trump, kryesisht në çështjet e arsimit, mjedisit, shëndetësisë, strehimit dhe punës.
“’Shoqëria e Hapur’ është krenare që mbështet përpjekjet e ‘Qeverisjes për Ndikim’ për të mbrojtur punëtorët, konsumatorët, pacientët, studentët dhe mjedisin amerikan përmes reformimit të politikave,” tha për Fox News, Tom Perriello, drejtor ekzekutiv i fondacionit “Shoqëria e hapur”.
Fox News thekson se GFI është një rrjet shumë sekret. Aq i padukshëm është, sa edhe në motorët e kërkimit si Google nuk shfaqet. Asnjë raportim lajmesh apo asnjë njoftim për shtyp nuk ka për ekzistencën e tij. Ai përmendet vetëm në një rast dhe sërish bëhet fjalë për një artikull të Fox News mbi rrjetin e parave të errëta të menaxhuara nga ‘Arabella Advisors'. Bëhet fjalë për një fond prej 1.6 miliard dollarësh.
Por teksa grupi e mban të fshehur identitetin, ai kërkon talente në faqen e internetit të Shkollës Juridike të Harvardit. Në një postim, që nuk shfaqet më, thuhet se grupi është krijuar për të përgatitur administratën e Biden për një qeverisje transformuese. Më tej theksohet se grupi ka prodhuar më shumë se 60 rekomandime rregullatore të thelluara për dhjetëra agjenci federale.
Në reklamë gjendet një email, pjesë e një uebsajti që mund të aksesohet vetëm nga ata që e njohin URL-në.
Në faqen e tyre thuhet se grupin e drejton Rachael Klarman nga Shkolla e Ligjit në Harvard. Babai i tij, Michael Klarman është profesor në Shkollën e Ligjit të Harvardit. Ai është pjesë e bordit të një grupi të errët të majtë që jep donacione për nismën ‘Të rimarrim gjykatat’.
Vitin e shkuar një senator tha se këto para të errëta janë sulm mbi sistemin gjyqësor.
Fondacionet e Soros i kanë dhënë këtij grupi të paktën 13 milionë dollarë donacione.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar