Një nga grupet që financohet prej miliarderit kontrovers, George Soros ka kërkuar zyrtarisht që të bllokohet shitja e kompanisë Twitter te miliarderi Elon Musk.
Grupi i majtë, Instituti për Tregjet e Hapura, kërkoi bllokimin e këtij transaksioni, me pretendimin se është një kërcënim për fjalën e lirë në SHBA.
Por Komisioneri për Komunikimet Federale, Brendan Carr e rrëzoi këtë kërkesë duke thënë se është absurde.
Sipas tij, aq më tepër është qesharake të kërkosh bllokimin e këtij transaksioni me pretendimin se po mbron fjalën e lirë.
Blerja e kompanisë Twitter nga miliarderi Elon Musk ka shkaktuar jo pak trazim te mediat e majta.
Kujtojmë se Twitter është akuzuar për censurë ndaj opinioneve që vijnë nga e djathta.
Të gjitha shenjat tregojnë për një mbyllje të suksesshme të transaksionit midis Musk dhe Twitter.
Nëse kjo ndodh, konservatorët mund të shpresojnë vetëm se Musk do të rikthejë vlerën e fjalës së lirë në platformë