Anëtarët e ekipit të produksionit për “Butterly Vision”, nga regjisori ukrainas Maksym Nakonechni, protestuan kundër luftës së vazhdueshme në Ukrainë ndërsa ishin në tapetin e kuq.
Përpara Salle Debussy, teatri i dytë më i madh në Kanë, ekipi – duke përfshirë producentët Darya Bassel, Yelizaveta Smit,dhe aktoren Rita Burkovska – mbajti një pankartë ku shkruhej: “Rusët vrasin ukrainasit. A ju duket fyese apo shqetësuese të flitet për këtë gjenocid?”
Sirenat e dëgjuara në shkallët e tapetit të kuq kishin për qëllim të simbolizonin sulmet ajrore në Ukrainë, ndërsa protestuesit mbanin mbi fytyrat e tyre tabela që shkruanin “përmbajtje të ndjeshme”.
Filmi “Butterfly Vision” eksploron një ide të ngjashme, megjithëse në një botë imagjinare. Ndërsa filmi është vendosur para luftës aktuale, ai detajon udhëtimin e një ushtareje femër që ikën nga Rusia dhe kthehet në Ukrainë pasi mbahet si e burgosur lufte.
Por kjo nuk është deklarata e parë politike në festivalin e filmit. Më 20 maj, një grua e pa identifikuar u zhvesh lakuriq për të protestuar ndaj akuzave të shumta për sulme ndaj grave ukrainase nga ana e ushtarëve rusë.
Në trupin e saj ajo kishte ngjyrat e flamurit ukrainas me fjalët “Stop përdhunimit” të shkruara me bojë në stomakun e saj, por ajo u mbulua shpejt menjë xhaketë ndërsa siguria e mori me vete përpara premierës për “Three Thousand Years of Longing” të George Miller.”
Më pas, në shfaqjen e “Holy Spider” të Ali Abbasit më 22 maj, gratë nga lëvizja feministe Les Colleuses krijuan deklaratën e tyre politike. Ata përdorën pajisje tymi për të shkaktuar një spektakël teksa lëshuan një pankartë që listonte 129 emrat e grave që ishin viktima të dhunës në familje në Francë që nga festivali i mëparshëm i filmit.
Demonstratat vijnë pasi presidenti ukrainas Vladimir Zelensky hapi festivalin e filmit javën e kaluar, duke vënë në dukje ngjashmërinë midis filmave imagjinar të luftës dhe luftës së vazhdueshme në vendin e tij.