Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenksy ka bërë një udhëtim jashtë kryeqyteti të Kievit, duke vizituar pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv.
Presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e ushtarëve gjatë këtyre muajve të përballjes me armikun rus, tha zyra presidenciale të dielën, raporton BBC.
“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën për të gjithë ne dhe shtetin tonë,” u tha presidenti trupave.
Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.
Ndërkohë, kjo është vizita e parë e Zelenskyt jashtë rajonit të Kievit që nga fillimi i luftës.