Pas 2 vitesh mungesë për shkak të koronavirusit, rikthehet në Itali parada e 2 Qershorit për Festën e Republikës, me ceremoninë e zakonshme në “Altare della Patria”.
Trupa ushtarake dhe avionë u shfaqën në Romë, në një nga ditët më të rëndësishme të historisë së Italisë.
Në mesazhin drejtuar italianëve, presidenti Mattarella u ndal dhe në situatën aktuale në botë, të krijuar pas luftës në Ukrainë.
“Konteksti aktual ndërkombëtar na vë në dyshim thellësisht se si mund të garantohet paqja. Sulmet ndaj civilëve, shkatërrimi i qyteteve në zemër të Evropës sonë, menduam se i përkisnin një të kaluare të largët. Lajmet e këtyre ditëve na kujtojnë se si stabiliteti dhe paqja nuk garantohen përgjithmonë”, deklaroi mes të tjerash Mattarella