Scholz sulmon paraardhësen Merkel për çështjen e gazit rus

Diel, 19 June 2022 14:05

 

Nga Philip Fabian, BILD

Rusia ka mbyllur rubinetin e gazit dhe kërcënon me një dimër të acartë- dhe për herë të parë, kancelari Olaf Scholz tregon se kush mund të jetë pjesërisht fajtor: paraardhësja e tij, Angela Merkel.

 

Në një intervistë për DPA, Scholz u pyet për politikën energjetike ndaj Rusisë në vitet e fundit. Përgjigjia e tij: “Ishte një gabim në politikën gjermane që ne e përqendruam furnizimin tonë me energji më shumë te Rusia, pa ndërtuar infrastrukturën e nevojshme në mënyrë që të mund të ndryshonim shpejt kursin nëse do vinte më e keqja”, tha ai.

 

 

Megjithatë ai vetë si kryebashkiak i Hamburgut ka bërë fushatë për ndërtimin e terminaleve të gazit të lëngshëm në bregdetin verior të Gjermanisë. “Tani na duhet të ecim me shpejtësi”.

 

Në pika të tjera, megjithatë ai mbështeti qartë Merkelin, siç është kursi komod që kancelarja ndoqi ndaj Rusisë. Ai vetë është kritikuar nga shumë partnerë europianë se i telefononte rregullisht tiranit të Kremlinit, Vladimir Putin në mesin e luftës së përgjakshme kundër Ukrainës.

Ai e mbron veten: “Përpjekja për pajtim nuk mund të jetë kurrë e gabuar, dhe as përpjekja për t’u marrë vesh në mënyrë paqësore. Unë e shoh veten pranë paraardhëses sime”.

Një javë më parë, Merkel mbrojti gjithashtu politikën e saj shumë të kritikuar ndaj Rusisë në intervistën e parë që pas transferimit të detyrës te Scholz dhe hodhi poshtë thirrjet për të kërkuar falje. Në një tjetër intervistë të shtunën, Merkel e përsëriti këtë qëndrim- edhe në lidhje me politikën energjetike. “Unë nuk besoja në ndryshimin përmes tregtisë, por në lidhjen mes tregtisë me fuqinë e dytë bërthamore në botë,” tha ajo.

Scholz mbrojti gjithashtu vendimin e Merkel për të kundërshtuar procesin e pranimit të Ukrainës në NATO në vitin 2008. “Kriteret për anëtarësim në NATO duhet të plotësohen nga çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në aleancë. Pranimi i Ukrainës në NATO nuk ishte në rendin e ditës,” tha Scholz.

Dhe më tej: “Këtë e dinin të gjithë, përfshirë edhe presidentin rus. Është edhe më absurde që Putini e justifikoi sulmin e tij ndaj Ukrainës, duke thënë, ndër të tjera, se në një moment Ukraina do të përfundonte papritmas atje”. Ishte e qartë se kjo nuk do të ishte aspak një çështje në të ardhmen e parashikueshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...