Gazsjellësi 'Nord Stream' fillon punimet e mirëmbajtjes, Europa shqetësohet se mbyllja mund të zgjasë

Hënë, 11 July 2022 10:04

 

“Nord Stream 1”, gazsjellësi më i madh i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani, fillon sot punimet e mirëmbajtjes vjetore, ku flukset pritet të ndalojnë për dhjetë ditë.

Disa qeveri, tregje dhe kompani evropiane janë shqetësuar se mbyllja mund të zgjasë. Tubacioni “Nord Stream 1” transporton 55 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia në Gjermani nën detin Baltik.

Muajin e kaluar, Rusia i uli flukset në 40% të kapacitetit total të tubacionit, duke përmendur kthimin me vonesë të pajisjeve që po riparohen në Kanada.

 

Evropa tani ka frikë se Rusia mund ta zgjasë mirëmbajtjen e planifikuar për ta kufizuar më tej furnizimin me gaz të saj, duke bërë rrëmujë planet për mbushjen e magazinave për dimër, ndërkohë që ka shtuar krizën e gazit, e cila ka çuar në marrjen e masave urgjente nga shumë qeveri dhe fatura të larta të dhimbshme për konsumatorët.

 

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se vendi duhet të përballet me mundësinë që Rusia t’i pezullojë rrjedhat e gazit përmes “Nord Stream 1” përtej periudhës së planifikuar të mirëmbajtjes.

"Bazuar në modelin që kemi parë, nuk do të ishte shumë befasuese tani nëse gjendet ndonjë detaj i vogël teknik dhe më pas Rusia mund të thotë se 'tani nuk mund ta ndezim më atë'," tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë pretendimet se Rusia po i përdorte naftën dhe gazin për të ushtruar presion politik, duke thënë se mbyllja e mirëmbajtjes ishte një aktivitet i rregullt dhe i planifikuar dhe se askush nuk po "shpikte" ndonjë riparim.

Që nga marsi, Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për disa vende evropiane që nuk e përmbushën kërkesën e saj për të paguar në rubla.

"Mujajt e fundit kanë treguar një gjë: Putini nuk njeh tabu. Prandaj nuk mund të përjashtohet një ndalesë e plotë e furnizimit me gaz përmes gazsjellësit “Nord Stream”," tha Timm Kehler, drejtor menaxhues i shoqatës gjermane të industrisë Zukunft Gas.

Në vitet e mëparshme, periudha vjetore e mirëmbajtjes së “Nord Stream 1” ka zgjatur rreth 10-12 ditë dhe ka përfunduar në kohë.

Modifikuar më Hënë, 11 July 2022 10:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...