Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë për BE-në

Premte, 15 July 2022 09:39

 

Italia sërish po përballet me një krizë qeveritare. Këtë mund ta konsiderojë edhe si një teatër veror, por kësaj here rrezikohet shumë më tepër. Kur kryetari i partisë së drobitur "Pesë Yjet" e shtyn faktikisht drejt dorëheqjes kryeministrin Mario Draghi kemi të bëjmë me më shumë sesa vetëm stabilitetin e vendit.

 

Një krizë serioze në Itali rrezikon Bashkimin Europian, që ndërkohë ndodhet nën presion prej luftës në Ukrainë, mungesave me energjinë dhe inflacionit. Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe fundit të një politike të përbashkët ndaj Ukrainës.

Shpëtim në minutën e fundit?

 

Operat italiane mund t'i duam me të gjithë patosin dhe dramën e tyre, por ato nuk na duhen. E njëjta gjë vlen edhe për pasojat e pafundme të krizave qeveritare të Italisë – që në mënyrë preferenciale ndodhin gjatë pushimeve të verës. Se ç'fund do të ketë teatri aktual politik në Romë, kjo nuk dihet.

Ka megjithatë një shans për shpëtimin në minutën e fundit. Por në parim kryeministri Mario Draghi do ta vazhdojë qeverinë e tij të unitetit kombëtar vetëm nëse në bord qëndrojnë të gjithë partnerët e koalicionit. E pikërisht për këtë arsye do të jetë e rrezikshme për të gjithë ne.

Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, i quajtur edhe "super Mario", konsiderohet në Europë si shpëtimtar i stabilitetit italian, ai e drejtoi vendin gjatë krizës së Coronës dhe paraqiti një plan reformash për ekonominë italiane, që do t'i sjellë arkës së shtetit mbi 100 miliardë euro nga fondi i BE-së për rindërtimin. Në Bruksel ishin varur shpresat, që Draghi do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e radhës pranverën e ardhshme, kur BE-ja ta ketë përballuar më të keqen.

Por Europa i ka bërë këto llogari pa marrë parasysh Guiseppe Conten. Shkaktarin e krizës, ish-kryeministër dhe kryetari i partisë "Pesë Yjet", e cila ndërkohë është tkurrur me 11 për qind në gati një të tretën e forcës që ka pasur dikur. Kreu i partisë, Conte shpreson që me kërkesat populiste ndaj Draghit për një program dukshëm më të fortë kundër inflacionit të fitojë ndonjë përqindje më shumë te zgjedhësit. Ndërkohë që shumica e italianëve janë distancuar prej populizmit të partisë. Edhe një pjesë e deputetëve të "Pesë Yjeve" së fundi janë distancuar të zhgënjyer – por pjesa e mbetur mjafton për të rrezikuar qeverinë e unitetit kombëtar.

Dhuratë për Putinin

Rrëzimi i Mario Draghit do të ishte si dhuratë për Vladimir Putinin. "Pesë Yjet" konsiderohen që në krye të herës si miq të Rusisë, ngjashëm si dhe kolegët e tyre populistët e djathtë të Legas. Prej javësh ato kërkojnë t'u jepet fund furnizimeve me armë ndaj Ukrainës, një lloj paqeje të imponuar në kurriz të Kievit dhe rivendosjen e "marrëdhënieve normale" me Moskën. Ishte kryeministri Draghi ai që u angazhua në Bruksel për një pozicion të përbashkët në krahun e SHBA-së për mbështetjen e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Dorëheqja e Draghit mund të jetë një katastrofë

Nëse tani në Itali do të ketë zgjedhje të reja, sipas sondazheve të deritanishme, mund të kërcënojë një koalicion me populistët e djathtë. Një aleancë e tillë do të nënkuptonte fundin e politikës së BE-së ndaj Ukrainës. Devijuesit politik në Hungarinë e vogël Europa edhe mund t'i përballojë. Por një ndryshim i politikës në Romë do të ishte një flakadan, që mund të ndizte flakën populiste edhe në vende të tjera anëtare, gjë që mund të sillte fundin e frymës së bashkësisë dhe të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Ukrainës.

Kapitull i ri i krizës së euros

Përveç kësaj rrezikon edhe një kapitull i ri i krizës së euros. Pas kërcënimit me dorëheqje të Draghit menjëherë u rritën kostot për obligacionet italiane. Borxhet e shtetit ndërkohë janë 150 për qind të rendimentit ekonomik dhe investitorët si dhe politikanët druajnë një kthim në vitet e krizës së gjatë, kur falimentimi i shtetit u parandalua vetëm me blerjen e vazhdueshme të obligacioneve shtetëtore italiane nga Banka Qendrore Europiane (BQE).

Mario Draghi vet si shef i BQE-së i pyetur ç'duhet bërë për shpëtimin e euros përpara vitesh dha përgjigjen: "Çfarëdo që është e nevojshme". Por kësaj here Franca dhe Gjermania mund ta kenë më të vështirë të ndërhyjnë si spiranca stabiliteti, sepse ato vetë ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike. Tani nuk ka më para pakufizim si atëherë për ta mbështetur Italinë. Lojërat e taktikës elektorale të disa egomanëve në Romë kësaj here mund ta çojnë BE-në drejt një gremine. Personi, të cilit i intereson një gjë e tillë është në Kremlin. Klasa politike në Itali duhet të bëjë ç'është e mundur që ta parandalojë një skenar të tillë./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...