SHBA do t’i shesë raketa mbrojtëse Arabisë dhe Emirateve

E mërkurë, 03 August 2022 09:36

 

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave mbrojtëse të tipit “THAAD” për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shitjen e raketave gjurmuese të tipit Patriot për Arabinë Saudite. Marrëveshjet e veçanta kanë një vlerë rreth 5.3 miliardë dollarë, tha Pentagoni të martën.

 

Marrëveshjet e mundshme, të cilat do të rifurnizonin sistemet kyçe të mbrojtjes me raketa për të dy vendet, vijnë vetëm disa javë pas vizitës së Presidentit Joe Biden në rajon. Zoti Biden pati shpresuar të arrinte një marrëveshje për shtimin e prodhimit të naftës me qëllim uljen e çmimeve ndërsa inflacioni ka arritur shkallën më të lartë në 40 vjet dhe kërcënon mbështetjen ndaj tij.

Pavarësisht miratimit nga Departamenti i Shtetit dhe njoftimit të Kongresit amerikan për marrëveshjet, nuk do të thotë se një kontratë është nënshkruar ose se negociatat kanë përfunduar. Pocedura e njoftimit të Kongresit shpesh shihet si një pranim publik se po punohet për marrëveshjet në fjalë.

 

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të 300 raketave balistike të tipit MIM-104E (GEM-T) për sistemin Patriot të mbrojtjes me raketa, si dhe pajisje mbështetëse, rezervë dhe mbështetje teknike për Mbretërinë e Arabisë Saudite, njoftoi Pentagoni.

Pentagoni tha se firma “Raytheon Technologies” ishte kontraktori kryesor për pajisjet dhe raketat Patriot, me një vlerë rreth 3 miliardë dollarë.

Po ashtu, Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e mundshme Emirateve të Bashkuara Arabe të 96 interceptorëve të sistemit të mbrojtjes me raketa “THAAD”, pajisjeve mbështetëse, pjesë këmbimi dhe mbështetjen teknike, tha Pentagoni.

Pentagoni tha se firma “Lockheed Martin” ishte kontraktori kryesor për shitjen e raketave “THAAD”, me një vlerë prej 2.25 miliardë dollarësh.

Administrata e Presidentit Biden duket se ndryshon politikën e saj për të mos i shitur armë Arabisë Saudite./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...