'Më popullor se kurrë'/ Trump flet për kandidimin kundër Biden në 2024-ën

Hënë, 08 August 2022 09:15

 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur sërish në lidhje me një kandidim të mundshëm përballë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2024.

Trump u tha republikanëve se po vjen koha që ai të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me ofertën e tij të ardhshme për Shtëpinë e Bardhë. Teksa mbante fjalën në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Dallas, këtë fundjavë, Trump konfirmoi se do të bëjë publike planet e tij për të kandiduar.

 

“Sigurisht që nuk është një periudhë shumë e gjatë, koha po vjen”, tha Trump.

 

Nje sondazh i publikuar gjatë CPAC zbuloi se 69 përqind do votonin për Trump si kandidat i republikanëve. Mike Pence nuk u përmend fare, kurse 24 përqind thanë se do votonin për Ron DeSantis.

 

Trump argumentoi se kombi po përballej me kriza të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke thënë se Amerika humbi ‘prestigjin’ e saj kur Biden tërhoqi trupat amerikane nga Afganistani vitin e kaluar.

Trump gjithashtu pohoi se SHBA-ja është një komb që lejoi Rusinë të shkatërrojë Ukrainën, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe kjo situatë vetëm do të përkeqësohet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...