Itali, fituesja e zgjedhjeve Giorgia Meloni: Ne nuk do ta tradhtojmë besimin tuaj!

Hënë, 26 September 2022 09:31
 
 Të hënën në mëngjes, kryetarja e partisë "Vëllezërit e Italisë" - e cila duket se ka fituar zgjedhjet dhe ka mundësinë të bëhet kryeministrja e vendit - shkroi në Twitter: "Ne nuk do ta tradhtojmë besimin tuaj. Ne jemi gati të ngremë përsëri Italinë. Faleminderit!"

Kësisoj, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

 
 Në postimin në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia. Ajo ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.
 
Meloni, më herët, iu tha gazetarëve: "Nëse ne jemi thirrur për të qeverisur këtë komb, do ta bëjmë këtë për të gjithë italianët, me synimin për të bashkuar popullin. Kjo është koha për të qenë të përgjegjëshëm."

Koalicioni i qendrës së djathtë ka marrë deri më tani 44% të votave, teksa partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë ka 26% të votave, shkruan La Repubblica. Nga ana tjetër, koalicioni i majtë është votuar në masën 27%.

Modifikuar më Hënë, 26 September 2022 09:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...