Kupa e Botës 2022 në Katar/ FIFA letër kombeve konkurruese: Përqendrohuni tek futbolli, mos lejoni që të tërhiqet zvarrë në çdo betejë ideologjike apo politike

Premte, 04 November 2022 15:28

Katari është kritikuar për qëndrimin e tij ndaj homoseksualëve, për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e tij ndaj punëtorëve migrantë. Turneu fillon më 20 nëntor.

 

Në letër kërkohet që futbolli të mos “tërhiqen” në “beteja” ideologjike apo politike dhe të mos “merren me mësime morale”. Protesta paqësore janë planifikuar nga disa lojtarë.

Harry Kane i Anglisë dhe nëntë kapitenët e tjerë të ekipeve evropiane do të mbajnë shiritat ‘One Love’.

Skuadra e Australisë ka publikuar një video duke i kërkuar Katarit të shfuqizojë ligjet e tij për marrëdhëniet e të njëjtit seks.

Parisi dhe qytete të tjera franceze, po refuzojnë të shfaqin ndeshjet në vende publike, pavarësisht se Franca është kampione në fuqi.

Letra, e nënshkruar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe sekretarja e përgjithshme Fatma Samoura, thotë: “Ne e dimë se futbolli nuk jeton në vakum dhe jemi po aq të vetëdijshëm se ka shumë sfida dhe vështirësi të natyrës politike përreth botës.

Por ju lutemi mos lejoni që futbolli të tërhiqet zvarrë në çdo betejë ideologjike apo politike që ekziston.

Në FIFA, ne përpiqemi të respektojmë të gjitha opinionet dhe besimet, pa i dhënë mësime morale pjesës tjetër të botës. Asnjë popull, kulturë apo komb nuk është “më i mirë” se çdo tjetër. Ky parim është guri i themelit të respektit të ndërsjellë dhe të mosdiskriminimit.

Dhe kjo është gjithashtu një nga vlerat thelbësore të futbollit. Pra, ju lutemi ta kujtojmë të gjithë këtë dhe ta lëmë futbollin të jetë në qendër të skenës.

Ne kemi rastin dhe mundësinë unike për të mirëpritur dhe përqafuar të gjithë, pavarësisht nga origjina, prejardhja, feja, gjinia, orientimi seksual apo kombësia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...