Dy zyrtarë të lartë amerikanë nisin vizitat sot në Ballkanin Perëndimor

Hënë, 12 December 2022 08:51
 
 
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nga sot fillon një vizitë dyditore në Kosovë. Takimet e tij në të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor, diplomati i lartë amerikan do t’i nisë me Kosovën.

Gjatë tërë kohës, ai  pritet të jetë i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Madje ky i fundit, të dielen pati edhe një takim me Igumenin e Kishës Ortodokse në Deçan, Sava Janjiq, njofton RTK. Përveç në Kosovë, Chollet do që qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë nga 11 deri më 17 dhjetor, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga DASH-i

Intensifikimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes të dy shteteve, pritet të shtyhet përpara.

Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e fundit për media që pati në Beograd, dy ditë më parë, tha se presion i madh ndërkombëtar do të ushtrohet nga 17 dhjetori mbi Serbinë.

Kjo është data kur diplomatët amerikanë së bashku edhe me ata evropianë, do të zbarkojnë në Beograd.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...