Gazetari i njohur amerikan, Bill O’Reilly, ka denoncuar faktin se i biri i George Soros, Aleksandri, po merr përsipër dinastinë e tij, duke blerë influencë në Shtëpinë e Bardhë të Joe Biden. Sipas O’Reilly, Biden është nën ndikimin e ekstremistit të majtë Soros.
Ai i referohet lajmit se i biri, Aleksandër Soros, ka bërë gjashtë vizita në Shtëpinë e Bardhë.
“Soros blen influencë, ai blen akses. Tani djali i tij, Aleksandër Soros, 37 vjeç, ai do të marrë përsipër kur të mos jetë Sorosi i madh.
Këtë vit, ai ka bërë gjashtë vizita në Shtëpinë e Bardhë. Është takuar me Shefin e Kabinetit, Ron Clane, dy herë.
Soros i ka futur tentakulat në Shtëpinë e Bardhë të Biden. Kjo është arsyeja pse jam kaq i ashpër me Joe Biden.
Sepse ai nuk po shqetësohet për mbarë vendin, ai është një i burgosur i progresistëve.
Clane, që është takuar dy herë me Aleksandër Soros, është një progresist i çmendur dhe ai e kontrollon Biden si Shef Kabineti në Shtëpinë e Bardhë.
Të gjithë këto gjëra nuk raportohen ndonjëherë. Nuk ka dy anë të kësaj historie.
80 milionë amerikanë votuan për Joe Biden, që është një i burgosur i Lëvizjes Progresiste. Ju mendoni se këta 80 milionë e dinë këtë? Jo. Shumica nuk e dinë.
George Soros është majtisti më ekstremist që po vepron në këtë vend sot në një nivel që ai ka ndikim. Ndikim në nivele shumë, shumë të larta,” tha O’Reilly.