E majta e goditur nga skandali i ryshfeteve kërkon ndihmën e Sorosit

E mërkurë, 08 February 2023 18:16

Katër eurodeputetë nga një numër grupesh politike të majta në Parlamentin Evropian kanë hapur sitin hotline antikorrupsion LobbyLeaks, mbështetur nga një grup i lidhur me miliarderin progresiv George Soros.

Faqja në internet hapet mes skandalit të ryshfeteve që ka goditur të majtën në Parlamentin Evropian, me një numër përfaqësuesish e ish-përfaqësuesish socialistë nën hetim nga policia të dyshuar për marrje ryshfetesh.
 

Sipas një raporti nga Euronews, eurodeputetët e hapën faqen antikorrupsion të enjten, me premtimin për anoninimitet për ata që denoncojnë me fakte “lobime të dyshimta” në Bruksel e Strasburg.

“Ne nuk e tolerojmë lobimin e dyshimtë në institucionet evropiane”, thuhet në faqe. “Na kontaktoni anonimish dhe ndani me ne çfarëdo informacioni në mënyrë të sigurt nga gjurmimi”.

Faqja ka mbështetjen e Corporate Europe Observatory me bazë në Holandë, një organizatë që publikon rregullisht komunikata shtypi që sulmojnë karburantet fosile dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ).

Ky grup merr rregullisht fonde të mëdha nga Open Society Foundation i Sorosit, mbështetësi i tij më i madh financiar, i cili e ka financuar që më 2014.

Sipas një investigimi nga European Conservative, Corporate Europe Observatory ka marrë rreth 800,000 euro nga Open Society Foundation, burimi më i madh i të ardhurave të grupit më 2020.

Organizata thuhet se ka marrë fonde edhe nga Rockefeller Brothers Foundation, si dhe nga Isvara Foundation, një tjetër grup që anon nga e majta i njohur për nxitjen e axhendës së gjelbër në Bruksel.

Hapja e faqes së financuar nga Soros shënon përpjekjen më të fundit nga e majta evropiane për të rifituar kredibilitet në Bruksel mes skandalit të ryshfeteve Qatargate, që ka çuar nën hetim shumë politikanë socialistë mes dyshimeve se kanë marrë pará nga Maroku e Katari. Detaje tronditëse nga hetimi deri tani përfshijnë edhe gjetjen e valixheve plot me pará nga policia gjatë kontrolleve.

Gjithçka mbetet një betejë në të tatëpjetë për të majtët, pasi Parlamenti Evropian votoi të enjten e kaluar për heqjen e imunitetit për edhe dy eurodeputetë socialistë të tjerë, Marc Tarabella e Andrea Cozzoli, duke i vënë në dispozicion të sistemit të drejtësisë belge.

Sipas dokumenteve zyrtare të BE, Tarabella dyshohet se ka marrë midis 120,000 e 140,000 eurove në formë ryshfeti, Cozzolino dyshohet i përfshirë në “akte korrupsioni”, përfshirë marrjen e parave për të bllokuar disa rezoluta të BE.

Të dy këmbëngulin se janë të pafajshëm, madje Tarabella votoi edhe vetë të enjten për heqjen e imunitetit të tij.

“E përsëris se jam i pafajshëm në këtë aferë dhe tani i takon drejtësisë të më pyesë”, tha ai pas votës, duke shtuar se ishte “i lumtur” që tashmë ishte në duart e prokurorëve belgë.

Ndërkaq, ish-zëvendëspresidentja e parlamentit Eva Kaili mbetet në burg në pritje të gjyqit për përfshirjen në skandal, ndërsa ish-eurodeputeti socialist Pier Antonio Panzeri tashmë ka bërë marrëveshje me autoritetet sipas së cilës ai pranon se ishte lider i njërës prej organizatave kriminale të përfshira në marrje ryshfeti.

Modifikuar më E mërkurë, 08 February 2023 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...