Donald Trump: Prokurorët e korruptuar nga Soros do më arrestojnë të martën - amerikanë, protestoni!

Diel, 19 Mars 2023 10:40

Ai akuzon Prokurorin e Qarkut të Manhattan se kontrollohet nga George Soros dhe ka marrë urdhër nga ai.

 
Trump bën thirrje për protesta në një postim në rrjetin social "Truth social", duke deklaruar se ish-presidenti dhe kandidati kryesor i republikanëve për president të SHBA do të arrestohet në një proces të korruptuar dhe të politizuar, pas të cilit qëndron manjati Soros. 
 
 

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë kërkon nga mbështetësit e tij që të ngrihen në protesta dhe të shpëtojnë kombin. 

Postimi
“Tani, rrjedhjet e paligjshme nga një zyrë e prokurorisë së qarkut të Manhatanit e korruptuar dhe e politizuar, e cila ka lejuar të regjistrohen padi të reja për krimin e dhunshëm dhe udhëheqësi i së cilës financohet nga George Soros, tregojnë se, pa asnjë krim që nuk mund të provohet dhe bazuar në një përrallë e vjetër dhe plotësisht të demaskuar (nga shumë prokurorë të tjerë), kandidati Republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, kthejeni kombin tonë!”.

Image

Ende nuk dihet me saktësi saktësi akuza që mund të ngrihet ndaj Donald Trump, por mediat amerikane dhe ato britanike shkruajnë se mund të bëhet fjalë për një pagesë që thuhet se i është bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels para zgjedhjeve të vitit 2016 për të heshtur, pas deklaratave se kishte pasur një aferë me biznesmenin e kthyer në politikan. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Politikë

Tërhiqet kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lezhës

Kandidati i grupimit ‘Basha-Alibeaj’ për Bashkinë e Lëzhës, Sandër Marku është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Lajmin është konfirmuar për mediat, ndërkohë dhe Alibeaj, në konferencën për...

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Politikë

Alibeajt i ikën edhe kandidati i Librazhdit, Bujar Vreto: Nuk hyj në garë!

Vetëm ditën e sotme kanë lënë garën e zgjedhjeve të 14 majit katër kandidatë të grupit të Enkelejd Alibeajt.  Pas Sandër Markut në Lezhë, Genç Doçit në Kurbin dhe Gjergji Gjatës...

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Politikë

14 maji/ Tërhiqet nga gara edhe kandidati i Alibeajt në Kurbin

Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës...