Sipas BBC, avioni i tij sapo u nis nga Florida për në Nju Jork, ku do i komunikohen akuzat. Avokatët thanë se ai do vetëdeklarohet i pafajshëm, ndërsa mediat nuk i dinë akoma akuzat e plota ndaj tij.
Përpara se të niset, Trump sulmoi sërish prokurorin Alvin Bragg, që ka ngritur akuzat ndaj tij, duke thënë se është i paguar nga miliarderi George Soros.
“Prokurori i korruptuar nuk ka një çështje. Ai thjesht ka një ambient ku unë do përballem me një gjykim (kjo duhet ndryshuar) dhe një gjykatës që e urren Trump, i zgjedhur nga vetë prokurori i mbështetur nga Soros (edhe kjo duhet ndryshuar),” shkroi Trump.
“Gjithashtu, Departamenti i Drejtësisë po punon me zyrën e prokurorit- e paprecedentë,” tha Trump.
“Kjo është ndërhyrje në zgjedhje,” theksoi ish-presidenti.