Media amerikane shpërtheu për rastin e pushimeve të paraportuara të gjyqtarit të Gjykatës Supreme, Clarence Thomas, të paguara nga miku i tij prej shumë kohësh, megadonatori republikan dhe miliarderi i pasurive të paluajtshme nga Teksasi, Harlan Crow.Por kjo na kujton sërish se sa pak e merr parasysh shtypi ndikimin e një multimiliarderi shumë më të rëndësishëm, George Soros.
Për çfarë ia vlen, Thomas shpjegoi se rregullat nuk e kërkonin që t’i zbulonte ato udhëtime deri vonë, dhe se ai do të ecë përpara.
Plus, Crow nuk ka pasur kurrë biznes përpara Gjykatës Supreme, kështu që ka zero konflikt interesi.
Megjithatë, ligjvënësja Alexandria Ocasio-Cortez thotë se ajo dëshiron të shkarkojë gjyqtarin Thomas pas këtij lajmi.
Ndërkohë, ‘Post’ raporton se djali i madh i Soros-it, Alexander, ka vizituar Shtëpinë e Bardhe të Biden të paktën 14 herë si emisar i babait të tij, një duzinë vetëm në vitin 2022- duke u takuar rregullisht me këshilltarët kryesorë të presidentit.
Përse klani i Soros-it ka një akses në nivele kaq të larta? George, 92 vjeç, ka shpenzuar rreth 32 miliardë dollarë për kauzat e tij të ndryshme në mbarë botën gjatë dekadave të fundit përmes Fondacioneve të Shoqërisë së hapur dhe organizatave të tjera jofitimprurëse, si dhe donacioneve shtatëshifrore për komitetet e veprimit politik (KVP).
Alexander u ka dhënë të paktën 11 milionë dollarë KVP-ve të majta gjatë drejtimit të tij- dhe ishte i kënaqur kur ndau foton me liderin e shumicës në Senat, Chuchk Schumer dhe ish-kryetaren, Nancy Pelosi.
Përtej kësaj, njerëzit e besuar të Soros kanë mbushur komitetin e tranzicionit të presidentit Joe Biden dhe stafin e Shtëpisë së Bardhë.
Kjo tregon se prioritetet kryesore të Soros përfshijnë hapjen e kufijve dhe veprimet ekstreme në emër të ndryshimit të klimës.
Ekipi i Biden ka dhënë shumë për të dyja, me miliona emigrantë që hyjnë në SHBA- bashkë me një vërshim fentanili dhe drogash të tjera të paligjshme- nën vëzhgimin e Biden, dhe dhjetëra miliardë dollarë taksapaguesish të dhëna për veprimet mbi klimën.
Donacionet e Sorosit kanë qenë gjithashtu thelbësore për zgjedhjen e prokurorëve hiper-progresive në të gjithë vendin- burra dhe gra si prokurori i Manhattan-it, Alvin Bragg, të përkushtuar për të mbajtur sa më shumë kriminelë dhe të akuzuar jashtë burgut.
Sorosët janë të lirë t’i shpenzojnë paratë e tyre si të duan për të ndjekur idealet e tyre ligjore- ashtu sikundër edhe kritikët janë të lirë të tregojnë se çfarë po bëjnë.
Por është e dukshme se sa pak fokusohen mediat e majta te ndikimi i Soros (përfshirë këtu edhe te influenca në media).
Me siguri, me rritjen e krimit pothuajse në çdo zonë ku janë prokurorët e Sorosit, fakti që një gazilioner i vetëm dhe hermit ka luajtur një rol kaq të rëndësishëm në zgjedhjen e shumë prej tyre, ia vlen një mbulim?
Përgjigjja rutinë e klanit Soros është që të denoncojë të gjitha kritikat si nxitje konspirative antisemite, megjithëse pothuajse e gjitha është thjesht një pasqyrë e obsesionit të gjatë të së majtës me shpenzimet politike të familjes Koch.
Fakti është se nëse lidhja e Soros me tendencat politike do të mbulohej në një nivel me shqyrtimin që po i bëhet pushimeve të Thomas, kryetitujt nuk do të ndaleshin...