Është hera e vetme që Charles do ta vërë atë në jetën e tij.
Ajo është kurorëzuar me kurorën e Mbretëreshës Mari.
Zilet janë dëgjuar nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur ka nisur ceremonia.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.
Ky kurorëzim – i pari i një burri, prej vitit 1937 – përbën vetëm ceremoninë e dytë të tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra.
Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar.
Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.