Gjatë një bisede të enjten në mbrëmje, Trump tha se ndaj tij është ushtruar një gjueti shtrigash përgjatë gjithë karrierës politike.
“Kur shikon gjithë këtë kriminalitet, siç është historia e laptopit, ka kaq shumë gjëra në të. Është kaq e keqe, kaq djallëzore, e megjithatë ata nuk bëjnë asgjë,” tha Trump, duke iu referuar skandalit të laptopit të djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden.
Kujtojmë se në këtë laptop kanë dalë të dhëna që e lidhin Hunter Biden me Dorian Duçkën, këshilltarin hije të Edi Ramës.
Të tre më pas lidhen me fije të ngushta me një kompani kineze, e cila ka paguar për Hunter Biden, por edhe për ekspozitat personale të Edi Ramës në Kinë.
Kryeministri Edi Rama është duke u hetuar në SHBA për aferën McGonigal, e cila po ashtu mendohet se ka lidhje me faktin se FBI nuk ka hetuar siç duhet skandalet e Biden dhe djalit Hunter.