Reagimi i tij erdhi pasi u mësua se Alex Soros ka trashëguar perandorinë 25 miliardë dollarë të babait të tij.
“Human Rights Watch është një orgnizatë që po sulmon rëndë izraelitët dhe po sulmon Izraelin duke e etiketuar si një shtet aparteidi dhe duke delegjitimuar dhe demonizuar Izraelin,” tha ai.
Po ashtu Soros financon edhe organizatën J Street, e cila mbështet pozicionet e mbajtura nga Irani dhe Palestina, ndërsa së fundmi zhvilloi një aktivitet anti-Izrael në Kongres.
Chikli tha se Soros dhe OJQ-të e tij refuzojnë të njohin përcaktimin modern të antisemitizmit si koncept siç është nënvizuar nga Aleanca për Kujtimin Ndërkombëtar të Holokaustit (AKNH).
Vetë Alex Soros doli kundër përcaktimit që i bën AKNH antisemitizmit në një shkrim të publikuar në CNN.
Kurse Kosova u bë javën e kaluar vendi i dytë mysliman që miraton përcaktimet e AKNH për antisemitizmin. Pas votimit të parlamentit, presidentja Vjosa Osmani e vlerësoi një nismë të tillë duke thënë se Kosova do dalë kundër çdo paragjykimi, urrejtje dhe antisemitizmi.