Mbështetja amerikane për Vuçiçin, ç’thonë ekspertët e huaj për Ballkanin

Premte, 23 June 2023 12:14

Mbështetja që Aleksandër Vuçiç gëzon në këtë periudhë nga administrata e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Europian është shfaqur hapur në presionin ku është vënë Albin Kurti, edhe kur presidenti i Serbisë nuk ka respektuar marrëveshjet, si ajo e Ohrit.

Në një situatë të tensionuar nga përleshjet dhe protestat në veri të Kosovës, rrëmbimi i tre policëve ishte rasti më flagrant kur ndërkombëtarët heshtën. Preteksti që dhanë është se ishin në pritje të hetimit të KFOR. 

Në realitet, vonesa në reagim përbën një hakmarrje të pastër për mosbindjen e Albin Kurtit ndaj presionit për asosacionin e komunave me shumicë serbe, de facto kërkesë urgjente e Serbisë.
Por si e shohin ekspertët e huaj të Ballkanit këtë përkrahje të Shteteve të Bashkuara ndaj një autokracie si ajo në Serbi?

Në shpjegimin që jep eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing ai nuk përjashton asnjë nga aktorët nga përgjegjësia për kthesën që politika amerikane ka marrë në konfliktin e vjetër ballkanik. 

“Së pari, aleatët e mëdhenj të Kosovës – SHBA dhe BE – janë seriozisht të pakënaqur që nuk po gjejnë tek udhëheqja aktuale e Kosovës atë bindje që e kanë gjetur në qeveritë e mëparshme. Dashur pa dashur, kjo është pjesë e traditës diplomatike mes fuqive të mëdha dhe shteteve më të vogla dhe ka logjikën dhe peshën e vet. Pika tjetër është se shumë aktorë perëndimorë ende besojnë se Serbia është lojtari kryesor në Ballkan, veçanërisht duke pasur parasysh kërcënimet që vijnë nga Rusia në drejtim të Evropës Lindore.

Por se si mund të besohet seriozisht se pikërisht një vend, i cili lëkundet prej kohësh midis Lindjes dhe Perëndimit, mund të shërbejë vërtet si stabilizues, nëse nuk e kritikon, ky është një mister i madh për mua. Perëndimi këtu po i bën llogaritë gabim. Pika e tretë ka të bëjë me sjelljen e qeverisë së Kosovës, e cila, jo vetëm që nuk e koordinoi me aleatët operacionin policor rreth bashkive në veri të Kosovës, por përkundrazi e informoi KFOR-in vetëm pak kohë më parë për operacionin. KFOR-i u detyrua kësisoj të përfshihej në një operacion pa dëshirën e tij. Nuk është çudi që perëndimorët dhe aleatët e Kosovës ta shohin këtë si provokim” thotë Clewing në një intervistë për Deutche Welle. 

Në anën tjetër ai lexon një përshkallëzim të qëndrimeve të Beogradit, që megjithëse ka mbështetjen e Perëndimit nuk ngurron të shfaqet luftënxitës në raport me Kosovën. Sipas tij, retorika e serbe është e tillë që një sulm ndaj Kosovës nuk mund të konsiderohet tabu. 

Janusz Bugajski, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan e sheh agresivitetin e shtuar të serbëve në rajon si pasojë të zhvillimeve të brendshme në Serbi. Sipas tij, Rusisë i interesojnë trazirat në të gjithë Ballkanin, thotë ai, ndaj Perëndimi është i shtrënguar të mbështesë zgjedhjet e ndershme dhe jo një përmbysje të Vuçiçit.

“Kaosi i brendshëm në Serbi dhe konfliktet e armatosura në Kosovë, Bosnjë, dhe Mal të Zi, do të ishin zgjidhja e dytë më e mirë për Kremlinin nëse një regjim miqësor në Beograd rrezikohet të zëvendësohet”, shkruan Bugajski

“Mbështetja e fortë ndërkombëtare për zgjedhje të ndershme në Serbi mund të ndihmojë në sigurimin e një qeverie properëndimore që do të ndërpresë lidhjet korruptive të Beogradit me Moskën dhe do të revokojë çdo ambicie rajonale ekspansioniste. Pa një revolucion të suksesshëm demokratik në Serbi, Ballkani do të përballet me perspektivën e përshkallëzimit që nuk mund të de-përshkallëzohet më”parashikon ai në shkrimin për instraga. 


Mbështetja për Serbinë që SHBA ka dhuruar në këto momente, sipas ekspertit të politikës së jashtme Eduard Xhozef po krijon një iluzion të kotë sipas tij, se mund të ekzistojë një aleancë e sinqertë mes dy palëve. Sipas tij, tentativa për ta futur Serbinë në një aleancë me perëndimin është e destinuar të dështojë, për shkak të lidhjeve të forta të këtij vendi me Rusië.

“Në vend që të lejojë që politika e Kosovës të udhëhiqet nga zhgënjimi, apo të lejojë që politika e Serbisë të udhëhiqet nga iluzioni, Blinken duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij. I bindur nga vartësit e tij, Blinken me sa duket ka rënë dakort për mirëkuptim me Vuçiçin. Mbështetja e Serbisë për Ukrainën përkthehet në butësi të SHBA-së ndaj Vuçiqit, i cili në anën tjetër ka ringjallur nacionalizmin “serbomadh” që e solli Beogradin në konflikt me fqinjët e tij dhe NATO-n në vitet 1990. Siç shpjegoi Hill në lidhje me ndihmën për Ukrainën, “kur njerëzit hipin në bord, marrëdhëniet përmirësohen”. Kjo frazë shpjegon qëndrimin e administratës së Bidenit ndaj Serbisë.

Ajo që duhet të shqetësojë Blinken është se Moska vështirë se duket e shqetësuar nga ndonjë prej arritjeve të administratës Biden me regjimin e Vuçiçit. Marrëdhëniet serbo-ruse vazhdojnë pavarësisht votave simbolike të Beogradit, por të lidhura me Kosovën kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Teksa armatimet moderne perëndimore e kthejnë valën e luftës kundër Rusisë, Kremlini ka hedhur poshtë raportet – të konfirmuara nga Vuçiç – se municionet serbe të epokës sovjetike kanë gjetur rrugën e tyre drejt Ukrainës. Narrativat pro-ruse, të rrëfyera nga Beogradi në kundërshtim me BE-në, gjejnë jehonë në të gjithë Ballkanin” ka thënë Joseph, që e peshon situatën në rajon edhe nga sytë e Moskës.

“Moska e kupton se Kosova – jo energjia apo vëllazëria sllave ortodokse – është shtysa për marrëdhëniet serbo-ruse dhe për destabilizimin rajonal të promovuar nga Beogradi” shkruan Joseph në një analizë për Foreign Policy.

Pavarësisht mendimit të ekspertëve ndërkombëtarë që kjo mbështetje e perëndimit ndaj Serbisë është e pajustifikuar, në terren diplomatët e huaj duken të bindur se pesha e fajita rëndon mbi Albin Kurtin. Ndërkohë sa më shumë zgjat kriza, aq më tepër veriu i Kosovës mbetet një terren i vështirë për t’u kontrolluar. 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...