Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller konfirmoi pjesëmarrjen e amerikanëve gjatë një konference për shtyp. Ai nuk dha detaje të tjera, raporton skynews.
Ndërkohë ka reaguar edhe Kremlini duke thënë se do të monitorojnë për së afërmi takimin që do të mbahet në Jeddah.
Në përgjigje të njoftimit të Wall Street Journal, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, deklaroi se “sigurisht, Rusia do ta monitorojë nga afër këtë takim. Ne duhet të kuptojmë qëllimet dhe temat e diskutimit. Çdo përpjekje për të dërguar përpara një zgjidhje paqësore meriton të merr nota pozitive”.
Megjithatë, Peskov përsëriti gjithashtu qëndrimin e Moskës se ajo nuk është e gatshme që të angazhohet në bisedimet e paqes me Kievin.
“Regjimi i Kievit nuk dëshiron dhe nuk mund të dëshirojë paqe, përderisa po shfrytëzohet prej Perëndimit si mjet për luftën kundër Rusisë,” tha ai në një bisedë me gazetarët.
Kujtojmë se edhe Rusia organizojë ditë më parë një takim me shtetet afrikane ku u diskutua lufta në Ukrainë, por u vlerësua si i dështuar pasi as gjysma e liderëve të ftuar nuk shkuan në Moskë.
Ndryshe, Ukraina ka paraqitur tashmë një plan të paqes që parasheh largimin e trupave ruse si dhe sjelljen para drejtësisë ndërkombëtare të të gjithë përgjegjësve për krimet kundër njerëzimit.