‘Do shkoj në krevat’/ Joe Biden mbyll konferencën për shtyp në Vietnam

Hënë, 11 September 2023 13:04
Opozita dhe mediat në SHBA e kanë quajtur vazhdimisht Joe Gjumashi.
 

Kjo ishte arsyeja se përse presidenti amerikan, Joe Biden u bë kryelajm kur mbylli një konferencë për shtyp në Vietnam duke thënë se duhet të shkonte në krevat.

Sipas Fox News, Biden po fliste në kryeqytetin vietnamez, ku u tregua u sinqertë me gazetarët duke u thënë se po i flihej gjumë.

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës.
 
“Po ju them diçka, nuk e di për ju, po unë do të shkoj në krevat,” tha Biden.
 

Pas kësaj deklarate, një nga stafi i presidentit u tha gazetarëve që të largohen.