Një sulm terrorist ka ndodhur ndaj ministrisë së Brendshme në Ankara, Turqi.
Shpërthimi ndodhi në një automjet, sipas mediave lokale, dhe më pas u pasua nga të shtëna me armë zjarri.
Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se shpërthimi në kryeqytet është një ‘sulm terrorist’.
Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas shpërthimit, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës.
Sipas CNN TURK, shpërthimi ndodhi në një makinë. Pas shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.