Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit derisa ka ecur me bashkëshorten e tij.
Ndërsa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.
Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviq i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.
Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd ne mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.
‘Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistëte Ukrainës’.’Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët’, ‘ Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe’, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.