Duke folur me një zë të zymtë në fund të audiencës së tij të përgjithshme javore për mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit, ai shprehu gjithashtu shqetësim të madh për rrethimin që Izraeli ka vendosur në Gaza.
“Është e drejta e atyre që sulmohen të mbrohen, por unë jam shumë i shqetësuar nga rrethimi total në të cilin jetojnë palestinezët në Gaza, ku ka pasur edhe shumë viktima të pafajshme”, tha ai.
Ushtria izraelite tha se numri i të vdekurve në Izrael kishte arritur në 1,200 deri të mërkurën dhe më shumë se 2,700 njerëz ishin plagosur.