Përmes një komunikate për mediat, kryediplomati amerikan shprehet se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa Dodik dhe miqtë e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e BiH, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e vendit drejt BE-së.
Milorad Dodik, Presidenti i entitetit të Republika Srpska (RS) të Bosnjës “po bllokon qeverinë, kërcënon paqen dhe kërkon të shantazhojë ose ngacmojë liderët e tjerë politikë të vendit dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori i SHBA në Bosnje Michael Murphy në një deklaratë për mediat të martën. “Ne jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës”, shtoi ai më tej.