A do sqarohen pikat e mosmarrëveshjeve midis Merkel dhe Makron?

Premte, 20 Prill 2018 14:12

Të enjten (19.04) Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Berlinin. Me Angela Merkelin ai kërkon unifikimin e qendrimeve në politikën evropiane. Por pozicionet janë larg njëra-tjetrës.

Para së gjithash në politikën ekonomike dhe financiare evropiane vazhdojnë t'i kërkojnë Macroni dhe Merkeli kompromiset:

Reforma e Eurozonës 

Macroni dëshiron ta bëjë më rezistente ndaj krizave Eurozonën dhe prandaj kërkon "një plan kohor" për të avancuar "me hapa". Gjermania është treguar në parim e gatshme që të paguajë kontribute më të larta për buxhetin e BE. Por skepticizmi tek disa përfaqësues të qeverisë është i madh.

Argumenti i kundërshtarëve: planet e Macronit nuk janë në interesin e Gjermanisë, sepse ato i detyrojnë taksapaguesit gjermanë që të paguajnë faturat e shteteve të tjera. Një "union transfertash fiskale" si ky nuk është në përputhje me kushtetutën e Gjermanisë, kundërshton vullnetin e qytetarëve edhe vullnetin e shumë shteteve nordike.

Dy pika, të cilat kanë rëndësi veçanërisht të madhe për Macronin ndeshin në rezistencë në Gjermani:

Buxhet i përbashkët për Eurozonën

Macroni thotë se me një buxhet të përbashkët shtetet e Eurozonës mund të ndërmarrin kundërmasa në rast krizash ekonomike dhe të financojnë investimet e së ardhmes. Se nga do të vijnë saktësisht paratë, kjo është ende e paqartë. Macroni ka folur shumë herë edhe për emërimin e një ministri financash për Eurozonën.

"Ne e kundërshtojmë një ministër të tillë financash të BE", tha të martën Alexander Dobrindt, kryetar i grupit parlamentar të CSU-së në Bundestag. Dhe përpara se të flitet për një buxhet për Eurozonën, në takimin e nivelit të lartë të BE në qershor duhet rënë më parë dakord për buxhetin për të gjithë BE. Pas largimit të britanikëve gjërat do të shtrenjtohen për anëtarët.

Përgjegjësi e përbashkët për depozitat e kursimeve

Si reagim ndaj krizës financiare të vitit 2014 u vendos më 2014 Bashkimi Bankar. Ai do të kishte tri shtylla, por deri tani ka vetëm dy: një kontroll bankar evropian dhe një mekanizëm për likuidimin e një banke. Macroni ngul këmbë për sigurimin e depozitave, gjë që ende mungon, për të mbrojtur paratë e kursimtarëve evropianë. Edhe këtu ngurrojnë gjermanët. Në mars ministri i ri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz (SPD) i lëvdoi planet e Macronit. Por që në prill ai dha sinjale se garantimi i depozitave nuk do të vijë kaq shpejt. Më parë, bankat evropiane duhet të reduktojnë rreziqet e tyre dhe të ndahen nga kreditë e pambuluara. Këtë qëndrim e pati mbrojtur edhe paraardhësi në post, Wolfgang Schäuble (CDU).

A janë të mundura kompromiset?

Në një kohë kur Macroni ka një pozicion të fortë në shtet dhe si të thuash mund të qeverisë "pa pengesa", Merkeli duhet t'i mbajë gjithmonë parasysh pozicionet në koalicionin e saj qeveritar. Rezistencë ka para së gjithash në partinë e saj, CDU dhe në partinë simotër bavareze, CSU. Veç të tjerash ato kanë frikë se mund të forcojnë opozitën, sepse tek parti si AfD dhe FDP rezistenca kundër një unioni transfertash fiskale është edhe më e madhe. Veç kësaj shtetet nordike si Holanda ose Finlanda e kundërshtojnë një bashkim edhe më të ngushtë monetar dhe refuzojnë që të marrin edhe më shumë përgjegjësi për shtetet jugore të BE, zëdhënëse e të cilave konsiderohet Spanja.

Merkeli theksoi se reforma e BE përmban shumë më tepër se reforma e Eurozonës. "Deri në qershor do të kemi gjetur zgjidhje të përbashkëta me Francën", flet ajo me optimizëm dhe flet për një "paketë të fortë", të cilën do ta miratojnë të dyja shtetet së bashku./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...