Sulm në Paris pranë Kullës Eifel, një i vdekur dhe dy të plagosur

Diel, 03 December 2023 12:43

Një burrë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit. Sulmi ndodhi në Quai de Grenelle, pranë Kullës Eifel, pak para orës 21:00 me orën lokale të shtunën. Një shtetas francez 26-vjeçar i njohur për shërbimet e sigurisë është arrestuar dhe prokurorët e antiterrorizmit kanë hapur një hetim. Zyrtarët konfirmuan se personi i vrarë ishte një shtetas gjerman.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se viktima, i lindur në vitin 1999, ishte me gruan e tij kur u sulmua dhe u godit me thikë për vdekje. Ai tha se jeta e gruas u shpëtua nga ndërhyrja e një shoferi taksie dhe se i dyshuari iku përmes një ure aty pranë që përshkon lumin Seine. Burri më pas sulmoi dy persona të tjerë, duke goditur njërin në sy me çekiç, tha ministri. I dyshuari më pas u arrestua nga policia me dyshimin për atentat – i përcaktuar në ligjin francez si vrasje me paramendim – dhe tentativë për atentat në lidhje me një sipërmarrje terroriste.  

 

Dy personat e plagosur, një francez rreth 60 vjeç dhe një turist i huaj – u trajtuan nga shërbimet e urgjencës dhe asnjëri nuk ishte në rrezik për jetën. Një operacion policor u nis rreth stacionit të metrosë Bir-Hakeim të shtunën mbrëma dhe autoritetet u kërkuan njerëzve që të shmangnin zonën. 

Ai tha se i dyshuari kreu katër vjet burg pasi u dënua për planifikimin e një sulmi tjetër në vitin 2016 dhe ishte në listën vëzhguese të shërbimeve franceze të sigurisë. Burri dihej gjithashtu se kishte vuajtur nga çrregullime psikiatrike, tha Darmanin.

 
 

Të shtunën, një video u postua në mediat sociale në të cilën i dyshuari kritikonte qeverinë franceze dhe diskutonte atë që ai e përshkroi si vrasje të myslimanëve të pafajshëm, raporton agjencia e lajmeve AFP. Duke shkruar në X, presidenti francez Emmanuel Macron dërgoi ngushëllimet e tij për të gjithë ata që u prekën nga “sulmi terrorist” dhe falënderoi shërbimet e urgjencës për përgjigjen e tyre.

Sulmi vjen më pak se dy muaj pasi një mësues u vra në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në qytetin verior të Arras, duke bërë që qeveria franceze të vendosë vendin në nivelin më të lartë të alarmit të sigurisë kombëtare.

Modifikuar më Diel, 03 December 2023 12:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...