McGonigal, dikur një agjent i lartë i FBI, akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij për të ndihmuar një oligark rus, të afërt me Vladimir Putinin.
McGonigal ka ndikuar që oligarku Oleg Deripaska të dalë nga lista e zezë e sanksioneve amerikane.
Nga ana tjetër, McGonigal ka pranuar se ka punuar për të futur një rival të Deripaskës, në listën e zezë të SHBA.
Në shkëmbim, Deripaska e paguante McGonigal me 41 mijë dollarë në muaj, ndërsa 51 mijë dollarë i kishte marrë paraprakisht.
Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg dhe 200 mijë dollarë gjobë për McGonigal.
55-vjeçari e ka pranuar fajin, duke shmangur kështu një gjyq që mund të sillte akuza që do e dënonin deri në 80 vite burg.
Në fillim të vitit tjetër, McGonigal pritet të dënohet edhe për atë që njihet si dosja shqiptare.
Në këtë dosje, i implikuari kryesor është kryeministri shqiptar, Edi Rama.