Një protesta e opozitës së bashkuar rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” është duke u zhvilluar para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve në Beograd.
Opozita është duke tentuar që të futet në ndërtesën e Kuvendit, pasi pak më herët tentuan të futen në ambientet e bashkisë së Beogradit.
Të shtunën gjithashtu është mbajtur tubimi i gjashtë protestues për shkak të vjedhjes së votave në zgjedhje.
Studentët protestues i kërkuan presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të plotësojë kërkesat e tyre deri të dielën në mbrëmje dhe thanë se në të kundërtën do të bllokojnë të hënën të gjithë Beogradin. Ata kërkuan nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale që të kontrollojë listën zgjedhore, ndërsa për përgjigje dhanë afat deri të hënën – në të kundërtën shpallin bllokadë të kryeqytetit.
Opozita dhe studentët kanë disa ditë që po protestojnë, ndërsa nënkryetarja e PSSH-së, Marinika Tepiç, ka shtatë ditë me radhë në grevë urie. Asaj në grevë iu bashkuan edhe gjashtë ish-deputetë të tjerë dhe përfaqësues të koalicionit Serbi kundër dhunës.