Miliarderi majtist, George Soros u fotografua duke u zhytur në Barbados me ndihmën e katër meshkujve.
Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, e cila publikoi fotot, shkruan se Soros po pushon pasi ia ka lënë perandorinë të birit.
93-vjeçari dukej i relaksuar, ndërsa ndihmohet nga një grup burrash për të hyrë në ujë.
“Kjo vjen pasi Sorosi ia dorëzoi kontrollin e perandorisë së tij prej 25 miliardë dollarësh të birit, Alex, i cili u zotua se do përdorë paratë e familjes për të mbrojtur kauza më të majta ekstreme.
Trashëgimtari 37-vjeçar tha se do të zgjerojë qëllimet e majta të të babait, por do të përqafojë kauza të ndryshme si votimi, të drejtat e abortit si dhe barazia gjinore.
Alex e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë 14 herë në pak më shumë se një vit dhe është takuar me demokratë të famshëm.
Duke folur për qëllimet e tij, Alex tha se ishte i shqetësuar për mundësinë e kthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë- duke sugjeruar se familja e tij do të kontribuojë shumë për demokratët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024,” shkruan gazeta.