Ish-Zonja e Parë Michelle Obama e ka nisur fshehurazi fushatën e saj për Zgjedhjet Presidenciale 2024? Në një artikull opinioni të botuar në "New York Post", kolumnistja dhe shkrimtarja thashetheme Cindy Adams tha se avokati mund të jetë duke punuar tashmë për një ofertë alternative për Shtëpinë së Bardhë për vitin 2024. Ajo ka pohuar se Obama ka filluar testimin e donatorëve ndërkohë. Gazetarja ka thënë se ekipi i Obamës tashmë ka dërguar një sondazh tek donatorët e rëndësishëm duke i pyetur se si do të ndiheshin për të si kandidate.
Joe Biden do të largohet nga gara?
Diku nga maji, do të njoftojë tërheqjen nga gara. Komploti i shumëpërfolur pastaj materializohet në konventën demokratë në muajin gusht- ku Michelle Obama nominohet Kandidate e partisë për zgjedhjet e nëntorit: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa media po e përmendin gjithmonë e më shumë një skenar të tillë, e së fundi New York Post ka dhënë dhe detaje të asaj që deri në fakt, më shumë ngjason me një teori komploti.
Bideni sipas tij, do të vazhdojë lojën si kandidati i vërtetë i kampit blu, por do të tërhiqet përpara konventës. Në artikull thuhet se ish Zonja e Parë mjaft e suksesshme e Amerikës mund të jetë duke punuar tashmë për këtë qëllim dhe ka nisur të afrojë donatorë të mundshëm.
“Kombit tani i duhet një centrist. Një udhëheqës i fortë, e i vendosur që të tërheq dhe masën shumë të madhe të votuesve të pavarur”, vazhdon artikulli. “Frika dhe mendimet e mosfunksionimit nuk janë të pajustifikuara dhe votuesit ia hedhin masivisht fajin të dyja palëve”, nënvizohet më tej.
Në fillim të këtij muaji, Michelle Obama tha në një intervistë për një podcast se ajo i druhet rezultatit të zgjedhjeve. Raportet në media sugjeruan menjëherë pas kësaj se ish-Zonja e Parë po flirton me idenë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe intervistën në fjalë, e përshkruan si një hap të sajin në këtë drejtim./ New York Post - Syri.net