Trump ka të drejtë- bota është më pak e qëndrueshme nën Biden

Hënë, 29 Janar 2024 18:25

Nga Freddy Gray, SPECTATOR

Donald Trump tha dje se ne jemi në ‘prag të Luftës së Tretë Botërore’, pasi një dron kamikaz vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi 34 të tjerë në Jordani. “Ky sulm nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha president, as edhe një shans- ashtu si sulmi i Hamasit i mbështetur nga Irani ndaj Izraelit nuk do të kishte ndodhur kurrë, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë dhe tani do të kishim paqe në mbarë botën,” tha Trump. “Vendi ynë nuk mund të mbijetojë me Joe Biden si Komandant i Përgjithshëm”.

Është cinike, sigurisht të fitosh pikë politike me vdekjet e ushtarakëve. Vdekjet e djeshme të SHBA thuhet se ishin të parat në tre vjet nën udhëheqjen e Joe Biden. Rreth 45 ushtarakë u vranë në luftë në Afganistan nën Donald Trump- një konflikt që Joe Biden e përfundoi në vitin 2021.

Por Trump nuk është domosdoshmërisht gabim kur theksoi se bota është bërë më e paqëndrueshme nën Biden. Trump donte të tërhiqej nga Afganistani, por nuk e bëri sepse kishte frikë se do të kishte një rrëmujë. Tërheqja e Biden ishte kaotike. Ajo duket se ka trimëruar armiqtë e Perëndimit- Rusinë, Iranin dhe Kinën- dhe i ka bërë çështjet globale më të tensionuara. 

Qasja e Trump për atë që ai e quan me shkronja kapitale PAQE PËRMES FORCËS- arriti të kufizojë Iranin, të cilin Shtëpia e Bardhë e ka fajësuar për sulmin e fundjavës. “Falë politikës time të presionit maksimal, regjimi iranian mezi mund të grumbullonte dy dollarë së bashku për të financuar përfaqësuesit e tyre të terrorit”.

Kjo është hiperbolë, megjithatë shfuqizimi i marrëveshjes bërthamore të epokës Obama-Biden nga Trump e zmbrapsi Teheranin. Administrata Biden ka provuar një qasje kontradiktore duke vazhduar strategjinë e epokës Trump për të izoluar Iranin, por edhe duke ringjallur ndërkohë qasjen e akomodimit nga presidenca Obama. Ata çliruan 6 miliardë dollarë asete iraniane në Katar, madje edhe pas mizorive të Hamasit më 7 tetor në Izrael, çliruan edhe 10 miliardë të tjera në Irak.

Politika e jashtme po luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Amerikanët po krahasojnë rekordin e suksesit relativ të Trump me tre vite të paqëndrueshmërisë në rritje të Biden- dhe po arrijnë në përfundimet e tyre. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht epërsinë e Trump në sondazhe.

Nga Lindja e Mesme në Ukrainë- ndoshta edhe në Tajvan- rendi botëror i udhëhequr nga Amerika duket gjithnjë e më i dobët. Administrata Biden është zotuar të hakmerret për atë që quhet ‘përshkallëzim i rëndësishëm’ i sulmit në fundjavën e kaluar. Ajo që do të ndodhë më pas mund të vendosë nëse profecia e errët e Trump do të realizohet apo jo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...