Biden do të vërë veton mbi projektligjin për financimin e Izraelit: 'Tjetër manovër politike cinike'

Tuesday, 06 February 2024 11:02

Administrata e presidentit Joe Biden tha të hënën se ai do t’i vendoste veton një propozimi për ndihmë për Izraelin, po jo për Ukrainën.


Reagimi i Zyrës për Menaxhimin dhe Buxhetin i referohet propozimit për një projektligji të veçantë të mbështetur nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që do të ofronte ndihmë për Izraelin, shkruan VOA. Një projektligj më i gjerë ofron ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin dhe siguron fonde të reja për sigurinë kufitare.

“Administrata inkurajon me forcë të dyja dhomat e Kongresit që ta refuzojnë këtë manovër politike dhe të dërgojnë me shpejtësi për nënshkrim Ligjin për Buxhetin Shtesë për Emergjenca të Sigurisë Kombëtare”, tha kjo zyrë.

Zyrtarët e administratës së presidentit demokrat po punojnë prej muajsh me demokratët dhe republikanët e Senatit mbi një paketë të bërë të njohur të dielën, që i lidh ndihmat urgjente prej miliarda dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe partnerët e SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor, me ndryshime të politikës së emigracionit.

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thanë para disa ditësh se ata do ta refuzonin projektligjin dypartiak të Senatit dhe në vend të tij, do të votonin për një projektligj që ofron ndihmë vetëm për Izraelin.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane miratoi një projekt-ligj vetëm për Izraelin në nëntor, por ai nuk u miratua në Senatin e udhëhequr nga Demokratët, pasi anëtarët e tij po punonin mbi kërkesën e zotit Biden që Kongresi të miratonte paketën më të gjerë të sigurisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...