Organizata amerikane ‘Freedom House’ publikoi sot raportin e përvitshëm ‘Vendet në tranzicion’.
Në pjesën për Shqipërinë, raporti thotë se ‘krahu politik që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha është shndërruar në një grup të dhunshëm që duket se dëshiron të stabilizojë vendin’.
Ndërkohë më vonë, te sqarimet se ku e kanë bazuar këtë qëndrim, ata thonë se një gjë të tillë ua kanë thënë interlokutorët socialistë.
Kaq mjafton për të kuptuar se ky është një tjetër skandal në kuadrin e raporteve që hartohen nga kjo organizatë, e cila është akuzuar për lidhje me miliarderin majtist, George Soros.
Në vitin 2018, qeveria hungareze e akuzoi zyrtarisht ‘Freedom House’ se vepron si vegël e Sorosit.
Ndërkohë mediat hungareze publikuan para disa kohësh një intervistë të rrjedhur nga ish-drejtori i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur të Sorosit, Andrej Nosko.
Gjatë kësaj interviste, ai thotë se se organizata‘Freedom House është kthyer’ në një zëdhënëse të Sorosit.
Në intervistë, Nosko shprehet se ‘Freedom House’ nuk prodhon raporte me analiza, por në vend të tyre bën agjitacion dhe propagandë.
“Në thelb, [sipas Freedom House] sa herë që janë miqtë tuaj, ata që janë në qeveri, atëherë vendi po ecën mirë. Nëse nuk janë miqtë tuaj në qeveri, atëherë çfarëdo që të bëjnë, thjesht nuk është mjaft e mirë,” tha ai.