Fitore bindëse e të djathtës/ Ja kush do ta qeverisë tani Europën

Hënë, 10 June 2024 08:34

 

 
 

Dalja e ‘exit poll’-eve nga e gjithë Evropa ka krijuar tashmë një ide paraprake se si do të duket Parlamenti i ardhshëm Evropian.

Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë ka zgjeruar dominimin e saj mbi Parlamentin Europian, ndërsa “Të gjelbrit” dhe centristët e “Reneë” kanë shënuar rënie.

 

Një rritje kanë pësuar të dy grupet parlamentare të krahut të djathtë që janë “shtëpia” e shumicës së partive të ekstremit të djathtë. AfD e ekstremit të djathtë të Gjermanisë është përjashtuar nga grupimi “Identitet dhe demokraci” për shkak të një sërë skandalesh, kështu që tani për tani ata janë pjesë e grupit të deputetëve të pavarur. Llogariten rreth 51 eurodeputetë të cilët nuk janë ende pjesë e ndonjë grupi politik.

Në vend të parë mbetet Partia Popullore Europiane që mbështet presidenten aktuale të Komisionit, Ursula von der Leyen. Sipas këtyre projeksioneve EPP do të ketë 181 vende në parlament ose 4 më shumë se në të kaluarën. Grupi i socialistëve dhe demokratëve është i dyti me 135 vende ose 5 më pak se në të kaluarën. Liberalët e grupit “Reneë” me 82 vende apo 20 vende më pak. Ndjekin më pas grupi Konservatorët dhe reformistët” me 71 eurodeputetë, grupi “Identitetit dhe Demokraci” me 62 eurodeputetë, Të Gjelbrit me 53 vende, të majtët 34 vende.

Por projeksioni i parë zbulon gjithashtu një grup prej 102 eurodeputetësh mes “jo-anëtarëve dhe “të tjerëve” që ende kërkojnë forcë dhe kjo mund të ndikojë ndjeshëm në qëndrueshmërinë e ekipeve individual. Të gjithë presin daljen e Ursula von der Leyen, por festa e Partisë Popullore Evropiane në Bruksel tashmë ka filluar.

  •  

     
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...