‘Tërmet’ politik në Gjermani, e djathta ‘shkërmoq’ Scholz/ Ja harta e re e BE-së

Hënë, 10 June 2024 08:44
 
 

Bazuar në exit poll-et e para, harta e re e Europës që mund të vizatohej nga këto zgjedhje ka nisur të marrë formë. 

Në pritje të rezultateve përfundimtare, sondazhet e kryera në vendet kryesore evropiane nxjerrin fitues Konservatorët e djathtë, të ndjekur nga ekstremistët e djathtë. 

 

Gjermania

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe partia e tij, SPD, janë mposhtur plotësisht sipas exit poll-eve të para në Gjermani me ekstremistët e AfD që bëhen forcë e dytë duke shkaktuar një tërmet politik. Partia Popullore e CDU/CSU (një parti që i përket PPE) është partia kryesore me 30%. Ekstremistët e djathtë të AfD me 16% kalojnë socialistët e SPD me 14% duke dalë për herë të parë forcë e dytë në vend. Sipas exit polleve radha më pas është e tillë: Të Gjelbrit 12,5%, BSW 6%, FDP 5%, Sinistra (Linke) 3% Volt 3%.

Kreu i AfD-së, Tino Chrupalla ka shprehur gëzimin për arritjen në këto zgjedhje edhe pse rezultatet finale pritet të dalin në orët e para të mëngjesit. “Loja mbaroi dhe kemi një super rezultat, një rezultat rekord. Ne kemi pothuajse 50% të votuesve të rinj në Evropë”, tha ai.

Ndërkohë, Kevin Kühnert, sekretari i përgjithshëm i Social Demokratëve të kryeministrit Olaf Scholz ka shprehur dëshpërimin duke thënë: "Kjo është një humbje e rëndë për ne sot".

Greqia

Sondazhet në fqinjin jugor të Shqipërisë vendosin në krye konservatorët e “Demokracisë së Re”, për të cilët garojnë edhe dy minoritarët, Fredi Beleri e Pirro Dhima. Forca politike e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pjesë e PPE-së, kryeson sipas exit polleve me 28-32% të votave.

Ajo ndiqet nga SYRIZA e grupit të majtë në Parlamentin Evropian mes 15.2 dhe 18.2%. PASOK me shumë gjasa do të jetë në vendin e tretë, në pragun midis 13.9 dhe 10.9%, pasuar nga komunistët e KKE mes 10.3 dhe 7.9% dhe partia e ekstremit të djathtë Ellinikilisi (Zgjidhja greke) që mund të marrë deri në 7.6% të votave.

Austria

Exit poll-et e para, të publikuara nga media në mbyllje të sondazheve, tregojnë se partia e ekstremit të djathtë FPÖ është në krye me 27% të votave në Austri. Partia Popullore Konservatore është në vendin e dytë me 23,5 %, dhe Socialdemokratët në vendin e tretë me 23 %. Për FPÖ ky është një rezultat historik, pasi partia është formacioni kryesor politik në vend për herë të pare. Pesë vjet më parë ajo u ndal në pragun 17%. Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë ishte shembur pas skandalit "Ibizagate", i cili e përfshiu atë në vitin 2019, kur ish-lideri i saj u kap “mat” duke i premtuar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si mbesa e një oligarku rus.

Sllovakia

Në Sllovaki, sipas parashikimeve fillestare, partia opozitare e majtë-liberale Sllovakia Progresive mund të fitojë me 28% të votave. Kjo do të ishte tre pikë përqindje më shumë se partia populiste e majtë Smer

(Drejtimi) e kryeministrit Robert Fico. Në vendin e tretë është partia nacionaliste e ekstremit të djathtë Republika me 12.5%, e ndjekur nga partia e majtë Hlas (Zëri) me 7%. Partia Kombëtare Sllovake (SNS), gjithashtu në qeveri shkërmoqet dhe nuk arrin as 2%.

Qipro

Qendra e djathtë është përpara në Qipro në zgjedhjet evropiane siç tregohet nga sondazhet e para. Kristian Demokratët e Disy (pjesë e PPE) janë të parët, në një gamë që shkon midis 25.5 dhe 28.5%, të ndjekur nga marksist-leninistët e Akelit (E majta), midis 23 dhe 26%. Në vendin e tretë ishte surpriza e vërtetë e zgjedhjeve në ishullin mesdhetar. 12 deri në 15% të votave parashikohet të ketë marrë Fidias Panayiotou, një YouTuber shumë i famshëm në Qipro, i cili u paraqit në votime si një kandidat krejtësisht i pavarur.  Në YouTube, kanali i Panayiotou ka 2.6 milionë ndjekës, më shumë se dyfishi i popullsisë totale të ishullit të Qipros.

Partitë Diko dhe Edek - të dyja në grupin S&D në Dhomën Evropiane - kanë ngecur në vendin e katërt dhe të pestë. E para është midis 7.5% dhe 10.5%, ndërsa e dyta midis 3.5 dhe 5%.

Malta

Malta, një vend famëkeq dypartiak, është i ndarë, sipas vlerësimeve të para të publikuara nga Parlamenti Evropian. Partia Laburiste e kryeministrit Robert Abela pritet të marrë 3 eurodeputetë me 44.67%, 1 më pak nga 2019. Në të njëjtën kohë, Partia Nacionaliste, e cila i përket familjes konservatore, do të merrte tre deputetët e tjerë me 42.52% të votave.

Roberta Metsola, presidentja në detyrë e Parlamentit Evropian, vjen nga Partia Nacionaliste dhe për këtë arsye është e garantuar që do të rizgjidhet si ligjvënëse në PE.

Kroacia

Vlerësimet e para nga Kroacia janë për një fitore të qendrës së djathtë të kryeministrit Andrej Plenkoviç me 33.74% të votave, që do të përkthehej në gjashtë eurodeputetë. Sipas një sondazhi nga agjencia e lajmeve HINA kjo do t'i jepte Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dy ligjvënës të tjerë, nga katër që ka sot. Aleanca e qendrës së majtë e SDP, e cila përzien liberalët dhe socialistët, do të vinte e dyta me 27.81% dhe katër eurodeputetë.

Lëvizja e ekstremit të djathtë për Atdheun, me të cilën Plenkoviç nënshkroi së fundmi një marrëveshje koalicioni, do të siguronte 8.67% të votave, por ende nuk është e qartë nëse kjo do të mjaftonte që ata të hynin për herë të parë në Parlamentin Evropian. Ndërkohë të Gjelbrit e Možemos pritet të marrin 5.84% të të gjitha votave, nga 1.8% që morën në 2019.

Bullgaria

Me 26.2% të votave, koalicioni qeverisës konservator populist besohet se ka fituar shumicën e vendeve në Bullgari, duke siguruar 6 nga 17 ulëse. Shumë prapa, në vendin e dytë, është koalicioni centrist i partive “Ne vazhdojmë ndryshimin”, Volt Bullgaria dhe Bullgaria Demokratike, me 15.7%. Partia e djathtë ekstreme Rilindja vjen në vendin e tretë. Kjo është një fitore e rëndësishme për Revival, pasi ata morën vetëm 1% të votave në 2019 dhe nuk siguruan asnjë vend në Parlamentin Europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...