“Zhgënjeu popullin e tij”- Mediat gjermane komentojnë zgjedhjet në Francë: Një humbës tashmë është përcaktuar, Emmanuel Macron

Diel, 07 July 2024 17:37
 

Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë shoqërohet sot me komente në gazetat gjermanofolëse të së dielës. Ato ndalen në personalitetin e Presidentit francez e ndikimin në politikë.

 

Gazeta konservatore gjermane Welt am Sonntag beson se “pavarësisht nga rezultati i votimit, një humbës tashmë është përcaktuar: Emmanuel Macron.

Presidenti do të hyjë në histori si mishërimi i miopisë. Në një shfaqje shumëngjyrëshe të pompozitetit, ai thërmoi pa nevojë mesin politik të vendit të tij.

Gjithmonë i mbërthyer nga frika, se mund të mos i njihej talenti, me kalimin e viteve ai i kultivoi deri në veleri sjelljet pompoze dhe të tepruara që i ka pasur gjithmonë”, shkruan Welt am Sonntag.

Dhe më tej: “Pikërisht Macroni, i cili si president donte të përfaqësonte një seriozitet të ri, është një shembull i përsosur i kulturës së sotme mbizotëruese të zhurmës teatrale dhe gëzimit të shkatërrimit të asaj që është provuar nga koha. Sot kjo quhet disruption.

Njëherë Macron dëshmon vdekjen e trurit të NATO-s, njëherë jo. Njëherë ai angazhohet për ndihmë masive armësh për Ukrainën, vetëm për të dërguar shumë pak armë në raste të tjera”.

“Asnjëherë më parë një president i republikës së pestë nuk e ka zhgënjyer kaq rëndë popullin e tij, duke e zhytur të gjithë Evropën në kaos”, konkludon Welt am Sonntag. 

Ndërsa gazeta austriake Presse am Sonntag mendon:

“Do të ishte absurde të akuzohej presidenti Emmanuel Macron se ka rrezikuar demokracinë liberale në Francë duke rendur të thërrasë zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë pas fitores së krahut të djathtë në zgjedhjet evropiane. 

 
 

Kjo ishte gjithçka, por jo antidemokratike, ishte thjesht budallallëk. Në mbivlerësimin e deformuar të vetes, Macroni besonte se mund ta detyronte fatin ta ndiqte” shkruan austriakja Presse am Sonntag.

“Jupiteri në Pallatin Elysee hodhi zaret, sipas të gjitha gjasave do të humbasë, nuk do të jetë në gjendje të mbështetet në një shumicë qeveritare në Parlament dhe do ta kalojë pjesën tjetër të mandatit të tij deri në vitin 2027 si rosë e çalë.

Kjo është e pakëndshme për të dhe gjithashtu për Francën. Por kjo nuk është një krizë demokratike. Po të mos formohet dot një shumicë qeveritare, qoftë edhe për një kabinet ekspertësh, vendi duhet të shkojë prapë në zgjedhje”.

Presse am Sonntag kujton se “në demokraci ka gjithmonë një alternativë, madje atë mund ta zgjedhësh me votë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...