Gafat në Samitin e NATO-s/ Trump sfidon publikisht Biden: Të bëjmë testin e aftësive njohëse

Saturday, 13 July 2024 09:50
 
 

Duke marrë shkas nga gafat e fundit të presidentit Joe Biden në samitin e NATO-s në Uashington, ku ngatërroi Zelenskyn me Putin dhe Kamala Harris me Donald Trump, kandidati republikan ka kërkuar që të kandidatët të bëjnë testin e aftësive njohëse. 

Trump, ka ftuar rivalin e tij në garë, presidentin aktual Joe Biden, që për të mirën e amerikanëve të bëjnë testin e aftësive njohëse. 

Përmes një psotimi në rrjetin e tij social truth, Trump i ka bërë thirrje Presidentit Joe Biden që të bëjë një test aftësie njohëse së bashku me të. 

“Tani e tutje, të gjithë kandidatët presidencialë duhet të mandatohen për të kryer një test njohës dhe test të aftësive, pavarësisht nga mosha e tyre”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Në një postim të mëparshëm, ai akuzon kritikët, të cilën e fajësuan atë për mos respektim në debatin presidencial që u mbajt në qershor.

Trump shton se ai “u përpoq të ishte sa më i sjellshëm duke pasur parasysh se ky është njeriu që ka shkatërruar në mënyrë sistematike vendin tonë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...