Të shumta janë reagimet pas sulmit me armë ndaj kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Nga kampi demokrat ka reaguar kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila ka qenë një ndër kundërshtare e ashpra të Trump.
Në reagimin e saj pelosi shkruan:
Si familje e cila ka qenë viktimë e dhunës politike, e di vetë që dhuna politike e çfarëdo lloji nuk ka vend në shoqërinë tonë. Falënderoj Zotin që ish-presidenti Trump është i sigurt.
Ndërsa mësojmë më shumë detaje rreth këtij incidenti të tmerrshëm, le të lutemi që të gjithë ata që ishin të pranishëm në mitingun e ish-presidentit sot të mos lëndohen.
Për atentatin ka reaguar edhe i biri i Trump, Donald Trump Jr. i cili shkruan në X se, “Ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.Donald Trump Jr.